Lugina e Preshevës do duhej të përdoret nga Kosova në dialogun me Serbinë, dhe të shpalos një qëndrim të qartë me të drejtat e shqiptarëve të Luginës.
Ministri i punëve te jashtme Enver Hoxhaj ka thënë se Kosova në dialogun me palën serbe duhet të ndërtojë një pozicion të qartë dhe të fuqishëm në raport me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Hoxhaj, në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel, ka thënë se në vitin 2017 duhet të kemi një qartësi për sa i përket kësaj teme.
Dialogu me Serbinë pritet të vazhdojë në Bruksel edhe gjatë vitit 2017, mirëpo ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka thënë se ky vit mund të jetë “vit përmbyllës i dialogut me Serbinë”. /Insajderi.com