Kryediplomati turk: Assadi s'mund të udhëheqë më - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryediplomati turk: Assadi s’mund të udhëheqë më

    Insajderi
    02 December 2016 - 19:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Siri, duke e përshkruar situatën në qytetin Alepo si kritike.

    Duke folur në një konferencë për media në Bejrut, Cavusoglu tha se presidenti sirian, Bashar al-Assad, është përgjegjës për 600,000 vdekje dhe, si i tillë, nuk mund të udhëheqë vendin.

    “Ne e kemi mbështetur regjimin e Assadit përpara se ka nisur të vrasë njerëzit e tij. Këtë e kemi bërë për kohë të gjatë. Por, në këtë fazë, duhet të jemi realë. Personi që vret 600,000 njerëz nuk duhet të udhëheqë asnjë vend”, tha Cavusoglu.

    Turqia, anëtare e NATO-s, është mbështetëse e rebelëve që luftojnë kundër Assadit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark