Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, ka marrë pjesë në tubimin e “mbrojtjes së demokracisë” bashkë me qytetarët para shtëpisë së Presidentit Recep Tayyip Erdogan në Kısıklı të Uskudar -it në Stamboll.
Ai gjatë fjalës së tij u shpreh se Stambolli është qyteti i heronjve dhe trimave të demokracisë, duke mbajtur një qëndrim të drejtë dhe demokratik kundër tankeve dhe avionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryediplomati Çavusoglu, tha se do t`i largoj nga të gjitha institucionet “tradhëtarët”, pasi sipas tij ata “kanë ngritur sistemin dhe kanë depërtuar gjithkund”.
“Unë do t`i largoj të gjithë nga kjo ministri, sepse unë nuk mund t’ia besoj këtyre qytetarët e mi jashtë vendit. Nuk mund t’ia besoj këtyre sekretet e shtetit. Këtyre tradhtarëve nuk mund ti besoj asnjë gjë të shtetit”, u shpreh në fjalën e tij ministri Çavusoglu.