Shefi i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu ka vizituar sot Kosovën, me ç’rast është pritur nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, MPJ bën me dije se Cavusoglu ka darkuar me disa ministra të Qeverisë Kurti.
“Në darkën zyrtare, të ftuar ishin edhe ministri i Infrastukturës, z.Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse.”, thuhet ndër të tjera në njoftim.