
Kryediplomates kosovare Donika Gërvallës, nuk i ka bërë shumë përshtypje vizita e kryediplomates së vendit më të fuqishmë në Evropë. Gërvalla jo vetëm që nuk ka bërë asnjë postim për ardhjen e ministres gjermane, Annalena Baerbock, por ajo nuk e ka mirëpritur atë sipas protokollit.
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, për herët të parë që nga marrja e mandatit ka qenë të enjten në vizitë zyrtare në Kosovës.
Por ardhja e saj në Kosovë nuk është mirëpritur siç e kërkon detyra zyrtare nga homologia e saj Donika Gërvalla, shkruan Gazeta Insajderi.
Kryediplomatja kosovare nuk i ka kushtuar fare rëndësi takimit me Baerbock. Fillimisht në aeroportin e Prishtinës, vërehet shkelja e protokollit.
Nikoqirja gati sa nuk e la krejt jashtë tepihut të kuq, Baerbock duhe e zënë vetë krejt hapësirën. Protokolli shtetëror e kërkon që mysafirja në këtë rast të jetë në hapësirën kryesore të tepihut të kuq, ku pikërisht qëndron Gërvalla.
Mysafirja duket sikur të jetë e dorës së dytë pasi që Gërvalla qëndron një hap para saj dhe në mes të tepihut, shkruan Gazeta Insajderi.
Kjo fotografia është publikuar në Faqen e Ministrisë së Jashtme në Faceook.
Ndryshe, ministrja Gërvalla nuk ka njoftuar fare për takimin me ministren gjermane në asnjë rrjet të saj social.
Postimi i fundit i Gërvallës në Facebook është me 9 mars, ku njofton për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Demokratike të Timorit Lindor.
Ndërsa i vetmi njoftim për këtë vizitë është në Faceook-un e ministrisë. Në të thuhet se “Ministrja Gërvalla i ka dëshiruar mirëseardhjen homologes së saj, znj. Baerbock dhe e ka falënderuar për vizitën e saj në Kosovë”.
Baerbock do të qëndrojë në vizitë zyrtare edhe sot në Kosovë. /Gazeta Insajderi