×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryediplomatja japoneze: Zhvillimi i Kosovës thelbësor për paqen në rajon

    Insajderi
    19 July 2024 - 08:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Japonisë Kamikawa Yoko, sot do të vizojë Kosovën në 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

    Ajo përmes një mesazhi para se të vijë në Kosovë, është shprehur e kënaqur që mund ta vizitojë Kosovën si Ministre e Jashtme e Japonisë për herë të parë në këtë vit historik që shënon 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

    “Ky vit historik në marrëdhëniet dypalëshe do të shënohet nga ngjarje të ndryshme kulturore të organizuara nga Ambasada e Japonisë. Po ashtu, jam e vetëdijshme qe në muajin shkurt Posta e Kosovës me dashamirësi ka nxjerrë pulla përkujtimore për të festuar 15 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe në shtator Orkestra e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert përkujtimor”, thuhet në mesazhin e saj, raporton RTKlive.

    Sipas saj, zhvillimi ekonomik i Kosovës është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në fushën ekonomike, aktivitete konkrete janë duke u zhvilluar edhe në Kosovë.

    “Ne dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë vizitë si një mundësi për të riafirmuar miqësinë dhe bashkëpunimin dypalësh që po thellohet vazhdimisht ndërmjet Japonisë dhe Kosovës, dhe të shfrytëzojmë rastin për ta zhvilluar dhe forcuar më tej atë në të ardhmen”, thuhet në mesazhin e saj.

    Kryediplomatja japoneze do të ketë takime me Kryeministrin e Kosovës Alibin Kurti si dhe me Ministren e Jashtme të Kosovës Gërvalla. Gjithashtu do të ketë një takim kortezie me ish-presidenten Atifete Jahjaga.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark