Kushtrim Kadriu, kryekuvendar në Gjilan, ka thënë se Kurti nuk është i mirëseardhur në këtë komunë pas reduktimeve të shumta të energjisë elektrike.
Kadriu tha se Kurti ka paralajmëruar se do vijë vizitë në Gjilan, prandaj i rekomandoi që le të merr edhe qirinj me vete.
“Ai tha se nëse vjen le të merr edhe qirinjë me vete. Albin Kurti, nuk jeni i mirëseardhur në Gjilan. Nuk keni punu asgjë për Gjilanin. Megjithatë, nëse vjen , merr qirinjë me veti se të duhen në qyetetin e balldeskokracisë. Kryeministri në largim z. Kurti paska paralajmëruar vizitë në qytetin tonë me rastin e “Festivalit të Kënaqësisë”. ybe, bash ti z. Kurti po na duhesh se na ka lonë lezet gjatë qeverisjes suaj”, shkroi ai.
Tutje ai ka përmendur edhe premtimet që Qeveria Kurti bëri për Gjilanin dhe nuk realizoi.
“More vota me bollëk po punës kah Gjilani nuk ia bane vi. -Autostradën nuk e përfundove,
-Urën e Badovcit mezi për tri vjet e afrove deri diku, stadiumin e qytetit nuk e përfundove, impiantin e ujërave të zeza as nuk e nise, shkolla të reja jo, qerdhe jo, vende të reja pune jo se jo.
Veç me burgun punove diçka.
E tani kur kanë ardhur mërgimtarët, vjen në Gjilan, i cili pas 18 vjetësh iu është kthyer agregatëve”, tha ai.