“Nuk flas fare për zotin Meta, sot kanë bërë një provokim shumë të hapur për familjen time. Në mënyrë të qëllimshme na kanë futur në një sallë për të marrë masa arresti në grup, ku secili nga ne është për masë individuale”, tha Kryemadhi pasi doli nga seanca, e cila u ndërpre për të rinisur në orën 13:30.
E pyetur se çfarë thanë prokurorët në sallë, Kryemadhi u përgjigj: “Ku kanë b*thë me fol ata… Arben Kraja a e ka mbesën drejtoreshë prokurimesh në Bashkinë e Tiranës? Meta për mua sikur i përkëdheli ata, jo sikur i kërcënoi”.
Kryemadhi sulmoi edhe ish-ambasadoren e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, duke thënë: “Unë nuk jam besimplotë në SPAK, as te drejtësia e Romana Vlahutin. A e dini kush e ka trajnuar BKH-në, burri i Romana Vlahutinit, ai e ka fituar projektin e BE-së për trajnimin e tyre”.