"Kryeministër, mos prek susta kur s’di për çka janë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kryeministër, mos prek susta kur s’di për çka janë”

    Insajderi
    12 December 2022 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti, Ismail Tasholli ka komentuar zhvillime e fundit në vend që lidhen me situatën e krijuar në Veri të vendit.

    Tasholli i ka kërkuar kryeministri Albin Kurti që të mos veprojë kur nuk ka njohuri se çfarë do të ndodhë.

    Ai ka ka shkruar se Kurti tash nuk duhet t’i “prek sustat kur s’e di për çka janë”.

    “Është dashtë me e ditë, edhe si opozitë, sa kuaj fuqi i ka ai dhe shteti. E jo tash, me na thanë se do gjana kokan t’komplikume – hala s’i mësova cilat susta për çka janë, e me metë në tepërpjetëze me krejt POPULLIN, për DINJITET.”, ka shkruar analisti në Facebook.

    Reagimi i plotë:

    Kryeministër, mos prek susta kur s’di për çka janë

    QË NJËZET VJET, Kryeministri jonë, e paska keqkuptu shtetin dhe diplomacinë. A thu?

    Është dashtë me e ditë, edhe si opozitë, sa kuaj fuqi i ka ai dhe shteti. E jo tash, me na thanë se do gjana kokan t’komplikume – hala s’i mësova cilat susta për çka janë, e me metë në tepërpjetëze me krejt POPULLIN, për DINJITET.

    P.S.

    Sa për elokuencë, që mendon dikush se ka rol gjeopolitik, Konica e Noli moti vakt na kishin bashku t’tanve. Erifat s’po t’vetshin kurrë a di me fol e sa ke lexu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark