×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kryeministër, parandalo grevën e përgjithshme” – Protesta masive e punëtorve të insitucioneve

    Insajderi
    20 May 2022 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një numër i madh i punëtorëvë të institucioneve të Kosovës, i janë përgjigjur porzitivisht me pjesëmarrje protestës së sotme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

    Ata të mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinës kërkuan plotësimin e disa kërkesave nga qeveria. Ata i bënë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të mos i mashtrojë me Ligjin për Paga.

    “Kryeministër realizo kërkesat tona! Parandalo grevën e përgjithshme!”, “Çka po ndodh me ligjin e pagave?” ishin vetëm disa nga pankartat që bartnin në duar protestuesit.

    Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli para qindra protestuesve tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, përvec ligjit të pagave ka kërkuar po ashtu që deri në hyrjen në fuqi të tij, Qeveria t’ua shtojë në paga nga 100 euro.

    Ai ka thënë se punëtorët janë shtylla e shtetit.

    “Jemi mbledhur këtu për t’ia përkujtuar partnerit tonë social qeverisë, se ne të punësuarit presim vëmendjen e tyre, punë e veprime dhe përmbushjen e premtimeve për të cilat i kemi zgjedhur. Mos na shpërfillni dhe hapnani derën e dialogut social”, tha Hykolli.

    Ai me ngulmë në emër të protestuesve ka kërkuar hartimin e ligjit si duhet jo të ngadalësuar e të zvarritur të Projektligjit për paga që sipas tij, tashmë duhej të ishte miratuar dhe kësisoj do të rregullonte sistemin e pagave

    “Jemi këtu që t’i themi se deri sa kjo të ndodhë e duam dhe kërkojmë arsyeshëm rritjen e pagës prej 100 euro për të gjithë punësuarit e Republikës së Kosovës. Kjo kërkesë është e arsyeshme dhe minimale për të punësuarit të cilëve u është vështirësuar jeta”, tha më tej Hykolli.

    Ai po ashtu ka kërkuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për skemat pensionale dhe zbatimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

    “Ju sindikalistë të dashur ju premtoj fuqishëm e këmbëngulshëm se nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona të përbashkëta derisa t’i arrijmë ato”, ka thënë ai.

    Ndërsa kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj tha se Qeveria nuk po dëshiron dialog. Ai paralajmëroi veprime më të rënda sindikale pas kësaj protestë.

    “Qeveri, këta janë njerëzit tuaj. Është trup që të qëndroni në Amerikë e të mos dilni para këtyre njerëzve që presin në diell. Lutemi të këndelleni, në të kundërtën pas kësaj proteste madhështore do të ketë edhe veprime më të rënda të cilat ne nuk i duam, por si duket i doni. Ne e duam Ligjin e Pagave, por jo Ligj që na punon dikush, por që e punojmë edhe ne”, u shpreh ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark