“Kryeministër, vlerësojeni rininë para se ta vlerësojnë të tjerët” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kryeministër, vlerësojeni rininë para se ta vlerësojnë të tjerët”

    Insajderi
    13 August 2022 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kuvendit Komunal të Lipjanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rinor Murati, i ka bërë thirrje shefit të ekzekutivit, Albin Kurtit që ta vlerësoj rininë para se ta bëjnë të tjerët.

    Ai përmes një postimi në facebook, është shprehur i pakënaqur që në ditën e rinisë, 12 gusht në seancën e organizuar për deputetët e rinjë të Kuvendit munguan bashkëmoshatarët e tij të cilët jetojnë tanimë jashtë vendit.

    “Do doja shumë që në këtë seancë të organizuar, pjesëmarrës të ishin edhe shumë bashkëmoshatarë të mi, me potencial të jashtëzakonshëm, të cilët sot vazhdojnë jetën jashtë Kosovës”, ka shkruar Murati në facebook.

    Deputeti i ri, citoi edhe një fjali të kryeministrit Kurti, i cili në seancë u kishte thënë se të rinjtë po kthehen, dhe pyetja që Murati shtroi ishte : Vallë ku po jetojkemi ne?.

    “Të rinjtë po ikin z. Kryeministër, shumë nga ta kanë hallin se si të zënë një termin për vizë e lëre më të kthehen kur të shkojnë”, ka shkruar ndër të tjera Murati nga radhët e LDK-së.

    Madje i njëjti pohoi se ani pse u thirrën në ditën e rinisë, të rinjtë nuk e folën as edhe një fjalë, por, dëgjuan pushtetarët tek thurnin fjalime me vargje “parajse”.

    “Jemi lodhur nga fjalimet me vargje parajse, ashtu si edhe sot, në ditën e rinisë, ku rinia nuk foli, përveç që ndëgjuam vargjet tuaja”, shtoi tutje asamblisti i ri.

    Postimi i plotë i Muratit:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark