Kryeministri asnjë aktivitet për ’28 Nëntor’, hap fushatën në Drenas – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri asnjë aktivitet për ’28 Nëntor’, hap fushatën në Drenas

    Insajderi
    28 November 2016 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës nuk ka paralajmëruar asnjë aktivitet për nder të festës së “28 Nëntorit” – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

    Në ueb-faqen e Kryeministrisë nuk është përcaktuar ndonjë aktivitet i kryeministrit Mustafa për nder të kësaj dite.

    Krejt çka ai ka bërë sot është urimi i tij i shkurtë në facebook.

    “Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit! Të gjithë ne sot ndjehemi Një, të fortë por edhe përgjegjës për ndërtimin dhe zhvillimin e shteteve dhe vendeve tona, gjithandej ku jemi”, ka shkruan ai në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

    Por, kryeministri ka gjetur kohë që të jetë në hapjen e fushatës parazgjedhore në Drenas, për ta përkrahur kandidatin e saj për kryetar komune, prej orës 12:00.

    Në Komunën e Drenasit sot hapet zyrtarisht fushata parazgjedhore për kryetar të kësaj komune.

    Vlen të përmendet se kryeministri Mustafa kishte bërë kërkesë që dita e sotme 28 nëntor, të jetë ditë pushimi në Kosovë, në mënyrë që të gjithë qytetarët ta kenë mundësinë për ta festuar.

    Propozimi i tij ishte miratuar në mbledhjen e Qeverisë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark