Kryeministri i Belgjikës, Charles Michel, ka thënë sot se forcat e sigurisë do të mbesin sy hapura pas sulmit të dështuar terrorist mbrëmë në një stacion hekurudhor në Bruksel.
Megjithatë, ka thënë ai, nuk ka nevojë që alarmi në vend të ngrihet në maksimum.
Michel, duke folur pas një takimi të Këshillit Nacional të Sigurisë të vendit, ka theksuar se nuk ka tregues se ndonjë sulm tjetër është i pashmangshëm dhe se alarmi do të mbetet në shkallën tre, i cili është niveli i dytë më i lartë.
“Nuk do ta lejojmë veten të frikësohemi,” ka thënë ai.
Ai ka shtuar: “Do të vazhdojmë të jetojmë sa më normal që të jetë e mundur.”