Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se marrëveshja e demarkimit të kufirit duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës, që të mos ketë asnjë luhatje në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mustafa, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se duhet të dëgjohet porosia e SHBA-së dhe të merret vendimi në Parlament.
“Deklarata e SHBA-ve për ratifikimin e kufirit, është porosi e qartë e partnerit tonë strategjik për vendimin që duhet ta merr Parlamenti i Kosovës”, ka shkruar ai.
“SHBA-të konfirmuan edhe një herë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në rregull. Ne duhet ta ratifikojmë marrëveshjen pa asnjë luhatje”, përfundon Mustafa.
Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin Zi, ata në një komunikatë për media kanë thënë se janë të bindur se vija e shënimit të kufirit të caktuar me marrëveshje është e shënuar në mënyrë korrekte. /Insajderi.com