Kryeministri: Bllokada ndaj Serbisë vazhdon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri: Bllokada ndaj Serbisë vazhdon

    Insajderi
    01 April 2016 - 11:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova do të vazhdojë të zbatojë masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Isa Mustafa, duke iu referuar lajmit të sotëm nga mediat serbe që citojnë autoritetet në Beograd të kenë thënë se Kosova do të hap kufirin për produktet nga Serbia.

    “Nuk ka hapje të kufirit me Serbinë, pra nuk ka ndonjë marrëveshje në këtë drejtim”, tha kryeministri i cili mori pjesë në fillimin e implementimit të marrëveshjes së MSA-së,në Doganat e Kosovës, raporton Insajderi.

    Këtë e ka konfirmuar edhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, sipas së cilës ky vendim është i plotfuqishëm deri sa të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ani pse agjencia e lajmeve në Serbi Tanjug, raportoi sot se ishte rënë një ujdi e tillë.

    “Ju bëjmë me dije se spekulimet e përhapura në mediat serbe gjatë ditës se djeshme se Qeveria e Kosovës gjoja ka tërhequr masat e reciprocitetit të vendosura me 21 mars 2016, për mosnjohjen e certifikatës së ADR-së për automjetet dhe për shoferët, të lëshuara nga autoritetet Serbe për transportuesit e Serbisë të cilët realizojnë eksportin e derivateve të naftës dhe gazit në Kosovë, janë të pavërteta”, thuhet në një komunikatë për media.

    Kryeministri i cili bashkë  ministrin e Financave Avdullah Hoti dhe përfaqësuesin special të BE në Kosovës Samuel Zbogar, në mënyrë ceremoniale u bë zhdoganimi i parë me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së stabilizim asocimit.

    Ky moment shënon fillimin e implementimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark