Kryeministri britanik: Trump ka afruar më shumë se kurrë përfundimin e luftës në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri britanik: Trump ka afruar më shumë se kurrë përfundimin e luftës në Ukrainë

    Insajderi
    16 August 2025 - 14:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka reaguar pas samitit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, duke e vlerësuar rolin e Trump në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

    “Përpjekjet e Presidentit Trump na kanë afruar më shumë se kurrë më parë drejt përfundimit të luftës së paligjshme të Rusisë në Ukrainë,” deklaroi Starmer në një deklaratë të sapopublikuar, duke shtuar: “Lidershipi i tij në ndjekje të një fundi për vrasjet duhet të vlerësohet.”

    Kryeministri britanik theksoi se hapi i radhës duhet të jetë zhvillimi i bisedimeve të mëtejshme që përfshijnë edhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke theksuar se “rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa të.”

    Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e garancive të sigurisë nga SHBA dhe vendet evropiane për Ukrainën, si një mënyrë për të “penguar Putinin” nga veprime të mëtejshme agresive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark