×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeministri bullgar viziton në spital të lënduarit e aksidentit tragjik

    Insajderi
    23 November 2021 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Janev, ka vizituar shtatë të lënduarit nga aksidenti i rëndë në autostradën e Strumës, ku humbën jetën 45 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

    Drejtori i institucionit mjekësor Ivan Poromanski, shefi i Klinikës për djegie dhe kirurgji plastike Maya Argirova dhe shefi i Klinikës së Traumatologjisë Diyan Ençev e njoftuan kryeministrin se gjendja e pacientëve është stabile, shkruan Novitine.

    Kryeministri foli me viktimat, duke shprehur ngushëllimin e thellë për ngjarjen e tmerrshme dhe duke u uruar shërim të shpejtë.

    Gjashtë të lënduarit kanë djegie të rënda dhe një tjetër ka lëndime në këmbë, pas ekzaminimit dhe vlerësimit të gjendjes së tyre, ata janë vendosur për trajtim në repartin e djegieve në Pirogov.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark