“Kryeministri del dhe mban ligjerata në popull”, qytetarët kritikojnë Kurtin për rritjen e çmimeve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Kryeministri del dhe mban ligjerata në popull”, qytetarët kritikojnë Kurtin për rritjen e çmimeve

    Insajderi
    10 March 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjendja ekonomike në Kosovë, është duke pësuar një krizë sa i përket rritjes së çmimeve në të gjitha fushat, e gjitha si pasojë e luftës Rusi – Ukrainë.

    Përkundër thirrjeve nga qeveria se ka rezerva ushqimore mjaft, kjo gjë nuk ka mjaftuar duke bërë që marketet në vend të zbrazen.

    Gjithashtu edhe Shoqata e Mullisëve të Kosovës, dje në një paraqitje për media theksuan se miell ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik.

    Por si e komentojnë qytetarët situatën e krijuar, ata për Gazetën Insajderi dhanë mendimet e tyre.

    Ata u shprehën se është përgjegjësi e kryeminsitrit dhe se duhet të marr masa sa më shpejtë.

    Për të parë reagimet e tyre shikojeni videon e bashkangjitur:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark