Kryeministri në Oxford fajëson Millosheviqin për papunësinë në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri në Oxford fajëson Millosheviqin për papunësinë në Kosovë

    Insajderi
    02 March 2016 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ligjëratën e tij në Oxford, e cila është botuar në Huffington Post, Mustafa ndër të tjera, kur ka folur për papunësinë në Kosovë, ka thënë se arsyeja e papunësisë së madhe në Kosovë lidhet direkt me Sllobodan Millosheviq.

    Mustafa, krizën e papunësisë ndër rini në Kosovë ia ka atribuar mos investimeve, prej kohës së Luftës së Ftohtë, në kohën e Federatës multietnike Jugsollave.

    Mustafa, citohet ta ketë përshkruar regjimin e Sllobodan Millosheviqit që ka udhëhequr Jugosllavinë prej vitit 1989 – 1999 si një regjim me një sistem aparteid.

    Millosheviqi sipas Mustafës, ka shkelur rininë shqiptare të Kosovës, duke i përjashtuar ata nga sistemi nacional i edukimit, duke ia dhënë atyre mundësinë e vetme të shkollohen në shtëpi.

    Përpjekjet për të krijuar ndryshime në strukrurën e ekonomisë kosovare sipas Mustafës, përkohësisht ka përkeqësuar krizën e papunësisë në mes të rinjëve.

    “Atëbotë, derisa sektori i minierave dhe disa kompani të tjera të mëdha kanë egzistuar, industria e bujqësisë pas luftës në Kosovë ka qenë e mbizotëruar nga kompani të posalindura dhe të papërvoja”, citohet të ketë thënë Mustafa në Oxford, raporton Insajderi.

    Kryeministri Mustafa citohet të ketë thënë se Kosova është duke u përballur me sfida për rritje të ekonomisë (momentalisht 3% në vit) në një nivel që mund të integrojë 30 mijë punëtorë të rinj në tregun e punësimit.

    Qeveria e Kosovës sipas Huffington Post, ka vendosur një target me ambicie të larta, për të dyfishuar rritjen ekonomike, deri në gjysmë të mandatit dhe duke e trefishuar atë deri në fund të tij.

    Mustafa thotë se numri zyrtar prej 30 për qind i papunësisë në Kosovë, mund të jetë e fryrë për shkak se ekonomia jo formale mund ta ulë këtë përqindje në 23.

    Mustafa beson se integrimet në Bashkimin Evropian dhe studimet e kosovarëve jashtë vendit mund të ndihmojnë që të rinjtë të gjejnë punë dhe të kenë progres ndaj objektivave që mund të kenë impakt madhor për shkak se Kosova e ka popullatën më të re në Evropë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark