Kryeministri francez: Po parandalojmë sulme terroriste çdo ditë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kryeministri francez: Po parandalojmë sulme terroriste çdo ditë

    Insajderi
    12 September 2016 - 14:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri francez ka bërë të ditur se shërbimet kombëtare të sigurisë po parandalojnë komplote terroriste dhe po shkatërrojnë rrjetet e militantëve çdo ditë.

    Manuel Valls deklaroi se rreth 15 mijë njerëz janë duke u monitoruar për shkak të radikalizimit, teksa vendi vijon me fushatën kundër militantëve xhihadistë

    Më herët, autoritetet franceze kishin njoftuar se rreth 10 mijë persona ishin identifikuar si “me rrezikshmëri të lartë”

    Një djalë 15-vjeçar është arrestuar në shtëpinë e tij në Paris gjatë së shtunës, pas dyshimeve se po planifikonte një sulm përgjatë fundjavës

    Hetuesit thonë se ai kishte qenë nën mbikëqyrje që prej muajit prill dhe se kishte kontaktuar me një pjesëtar francez të të ashtuquajturit Shtet Islamik, Rachid Kassim.

    Franca ndodhet në gjendje emergjence që prej sulmeve terroriste të ISIS-it në Paris, nëntorin e vitit të kaluar, ku mbetën të vdekur 130 persona, në atë që presidenti Francois Hollande e quajti një “akt lufte”.

    “Sot kërcënimi është në nivelet më të larta dhe ne jemi sërish një objektiv”, tha Valls për mediat franceze.

    “Çdo ditë, shërbimet sekrete dhe policia po parandalojnë komplote, po shkatërrojnë rrjete dhe po mbikëqyrin terroristët. Janë rreth 15 mijë njerëz në Francë, të cilët po monitorohen, sepse ata janë në proces radikalizimi të thellë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark