Kryeministri francez: Ta ndalim Le Penin, votojeni Macronin në balotazh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri francez: Ta ndalim Le Penin, votojeni Macronin në balotazh

    Insajderi
    23 April 2017 - 21:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Francës, Bernard Cazeneuve, i është bashkuar apelit të kandidatit të mposhtur të Partisë Socialiste për president të Francës, Benoit Hamon, që votuesit e partisë të mbështesin centristin e pavarur Emmanuel Macron në rrethin e dytë të votimit në zgjedhjet presidenciale.

     

    “Ju bëj thirrje solemnisht që të votoni për Emmanuel Macronin në rrethin e dytë, për të mposhtur Frontin Kombëtar dhe projektin shkatërrimtar të Marine Le Penit, që do të kthente Francën prapa dhe do të përçante popullin francez”, ka thënë Cazeneuve, raporton Gazeta Express.

    Macron, sipas llogaritjeve zyrtare ka marrë më së shumti vota në rrethin e parë të votimit dhe pritet të ballafaqohet në balotazh me ekstremisten djathtiste Marine Le Pen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark