Kryeministri holandez refuzon të punojë me politikanin e ekstremit të djathtë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri holandez refuzon të punojë me politikanin e ekstremit të djathtë

    Insajderi
    13 February 2017 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, tha se nuk ka shanse të punojë me Geert Wilders, anëtar i Parlamentit nga ekstremi i djathtë, i cili ka thënë do të mbështeste ndalimin e Islamit në Holandë.

    Sondazhet e opinionit parashohin që Partia e Wildersit Liria mund të dalë partia më e madhe në zgjedhjet e 15 marsit, edhe pse pa deputetë të mjaftueshëm për të formuar shumicën në Parlamentin prej 150 vendesh.

    Rutte, në një postim në Twitter, tha se shanset për koalicion me partinë e Wildersit janë “zero”. Megjithatë, Wilders tha se nuk i beson kryeministrit.

    “Nuk mund t’i lini mënjanë 2.5 milionë votues, pas zgjedhjeve demokratike”, tha ai.

    Rutte po përpiqet të sigurojë mandatin e tretë si kryeministër, por Partia e tij Liberale ka dalë e dyta në sondazhe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark