Kryeministri hungarez: Refugjatët të zhvendosen jashtë Evropës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri hungarez: Refugjatët të zhvendosen jashtë Evropës

    Insajderi
    28 June 2017 - 11:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri hungarez, Viktor Orban, deklaroi se vendi i tij nuk do të duhet të pranojë refugjatë që vijnë në Evropë.

    Orban tha se refugjatët nuk do të duhet të shpërndahen në mbarë Bashkimin Evropian, por në vend të kësaj duhet të “zhvendosen jashtë Evropës”.

    Hungaria refuzon të pranojë refugjatë madje edhe përkohësisht, deklaroi Orban, duke shtuar se vendi ka ndihmuar komunitetet e krishtera në zonat e fatkeqësisë, raporton AA.

    Hungaria ka forcuar kufijtë e saj me polici dhe ushtri me mbështetje të Grupit të Vishegradit – Çekia, Polonia dhe Sllovakia, si pjesë e masave në luftën kundër hyrjes së refugjatëve në territorin e saj.

    Gjatë vitit 2015 Hungaria ngriti gardh me tela në kufijtë me Serbinë dhe Kroacinë për të ndaluar fluksin e refugjatëve nga lindja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark