Kryeministri i Bullgarisë i përgjigjet Ramës, pasi tha se i ka kidnapuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i Bullgarisë i përgjigjet Ramës, pasi tha se i ka kidnapuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

    Insajderi
    23 June 2022 - 11:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se nuk ka asnjë shans që Bullgaria ta heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kuptohet se një zgjidhje mund të jetë e afërt në ditët në vijim, raporton Euroactiv, rrjeti mediatik pan-europian.

    Ai shtoi se Parlamenti bullgar duhet t’ia japë dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë ai do ta bënte lëvizjen e tij, e cila duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris.

    “Kjo është ajo që do t’u them liderëve të BE-së”, tha ai.

    Ai shpjegoi se opozita bullgare përdori çështjen maqedonase për ta shantazhuar kabinetin e tij sa herë që kishin frikë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark