Kryeministri i Holandës, Mark Rutte do ta vizitojë sot Shqipërinë.
Kryeministri holandez do të takohet me të parin e Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.
Vizita e kryeministrit holandez në fokus ka integrimin e Shqipërisë. Vizitë kjo që vie në kuadër të një turi që do të zhvillojë Rutte në Ballkanin Perëndimor.
Pas takimit të dy kryeministrave do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët Rama-Rutte.