Kryeministri i Luksemburgut mesazh Trump: BE nuk është më e dobët se SHBA – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri i Luksemburgut mesazh Trump: BE nuk është më e dobët se SHBA

    Insajderi
    03 February 2025 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden iu përgjigj ashpër presidentit amerikan Donald Trump lidhur me vendosjen e tarifave shtesë për mallrat nga Bashkimi Evropian.

    “Ne nuk jemi më të dobët se SHBA-ja dhe nëse dikush dëshiron një luftë tregtare, do ta ketë atë!”.

    Frieden theksoi se “nuk duhet të emocionohemi menjëherë për çdo vendim të presidentit të SHBA” dhe vuri në dukje se BE-ja nuk është prekur ende nga tarifat shtesë të SHBA.

    Trump njoftoi tarifa më të larta për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina duke filluar nga e marta dhe kërcënoi BE-në me tarifa të ngjashme.

    Ndërsa, kryeministri finlandez Petteri Orpo reagoi ndryshe nga homologu i tij nga Luksemburgu.

    “Ne e kemi përgatitur veten, do të duhej të negocionim me Trump. Unë nuk do të filloj asnjë luftë. Unë dua të nis negociatat”, tha Orpo në lidhje me propozimin e Trump./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark