Kryeministri i “popullit” harxhon mbi  22 mijë euro në trëndafila – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri i “popullit” harxhon mbi  22 mijë euro në trëndafila

    Insajderi
    19 April 2022 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra e Albin Kurtit ka paraparë t’i shpenzoj mbi 22 mijë euro  për lule të freskëta. Tenderin për këtë shërbim e ka fituar lulishtja “Labi”.

    Dje kryeministri Albin Kurti, e ka pritur në zyrën e tij gazetaren e parë ukrainase në Kosovë. Kurti, atë e ka pritur me një buqetë lulesh.

    Në këtë formë do të priten edhe shumë mysafir të tjerë, pasi tanimë janë siguruar lule me bollëk.

    Në tenderin që është shpallur në KRPP është treguar se shumica e këtyre luleve do të jenë  trëndafila për zyrën e kryeministrit, ku do të bëhet ndërrim i tyre sa herë të jetë e nevojshme.

    Në zyrën e tij do të vendosen edhe pallma në vazo e dru jete.

    Për krejt këto llojllojshmëri lulesh, Kryeministri i “popullit” , Albin Kurti ka vendosur t’i shpenzoj mbi 22 mijë euro.

    Po ashtu, lulet e freskëta do t’i sillën në zyrë për tri vite, sa herë ai do të bëjë homazhe.

    Zyra e kryeministrit ka lidhur një kontratë korniza- për tri vite me Lulishten “Labi” për furnizim me lule.

    Kontrata fikse e lidhur mes zyrës së Kurtit dhe Lulishtes “Labi”   është në vlerë prej 22 mijë e 40 euro.

    Në dosjen e tenderit është treguar se në detaje se çfarë lule dhe trëndafil do të blihen. Janë treguar edhe nga sa copa do të jenë për secilin produkt.

    “Furnizimi me trëndafila te fresketa (lule të prera) madhesia e kurorës së lules 5 cm. 800 copë. Furnizimi me krizantena te fresket (lule të prera) 300 copë. Furnizimi me zambakë te freskët oriental lilium   (lule të prera) 200 copë. Furnizimi me karanfila te fresket (lule të prera)        1,000 copë”, thuhet në dosjen e tenderit e cila ka edhe dhjetëra lloje e copë të tilla.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark