Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje, kjo është arsyeja – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri i Serbisë jep dorëheqje, kjo është arsyeja

    Insajderi
    28 January 2025 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri serb Millosh Vuçeviq ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

    Në një fjalim të jashtëzakonshëm publik në ndërtesën e Qeverisë serbe, pas sulmit të mbrëmshëm ndaj studentëve në Novi Sad, ai deklaroi se kur mori mandatin nga presidentii këtij vendi në fund të prillit të vitit të kaluar, ai “kishte një ndjenjë të fortë krenarie dhe u përpoq të kuptonte përgjegjësinë që bart ky pozicion”.

    Ai thotë se ishte i vetëdijshëm se kishte sfida të shumta për Serbinë në rajon dhe situatën gjeopolitike, por ai e shihte qeverinë e tij si një qeveri të vazhdimësisë.

    “ Ajo që hodhi hije gjatë vitit të kaluar ishte tragjedia e 1 nëntorit 2024. Humbja e 15 jetëve dhe dy të plagosur. Serbia duket se ka ngecur në atë aksident.

    “Ne kemi parë abuzim politik të aksidentit”, tha ai.

    Sipas tij, edhe këtu qeveria ka treguar përgjegjësi, me dy ministra që kanë dhënë dorëheqje.

    Ai thotë se qeveria është përpjekur të plotësojë kërkesat e studentëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark