Kryeministri i Serbisë kërcënon Malin e Zi, shkak përkrahja e rezolutës për Srebrenicën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri i Serbisë kërcënon Malin e Zi, shkak përkrahja e rezolutës për Srebrenicën

    Insajderi
    11 May 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i sapo zgjedhur i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka reaguar ndaj homologut të tij nga Mali i Zi, Milojko Spajiq, pasi ky i fundit ka treguar se do të votojnë për Rezolutën për Srebrenicën në OKB.

    Vuçeviq ka deklaruar se “këtë vendim të Malit të Zi nuk e sheh si shumë miqësor dhe kjo do të prishë marrëdhëniet mes dy shteteve”.

    Ai gjithashtu ka shtuar se Qeveria e Malit të Zi udhëheq një politikë të pavarur dhe se Serbia nuk mund të përcaktojë lëvizjet e saj.

    “Ata duhet të jenë të vetëdijshëm se me këtë njoftim nuk po bëjnë asgjë të mirë për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, përkundrazi”, ka thënë Vuçeviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark