Në Islandë fillojnë protestat pas raportimeve të "Panama Papers" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Në Islandë fillojnë protestat pas raportimeve të “Panama Papers”

    Insajderi
    04 April 2016 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë të veçantë me stacionin televiziv islandeze ‘Stod 2’, Sigmundur Davíð Gunnlaugsson mbrojti rekordin e qeverisë së tij dhe tha se njerëzit do të jenë në gjendje ta gjykojnë qeverinë e tij në zgjedhjet e ardhshme.

    Kryeministri pohoi se nuk kishte “asgjë të re” në informacionit të lëshuar dje dhe se ai ka dhënë llogari të plotë dhe ka shpjeguar veprimet e tij dhe të gruas së tij në lidhje me biznesin.

    Ai megjithatë, kërkoi falje islandezëve për paraqitjen e tij “të dobët” në një intervistë televizive të kohëve të fundit mbi këtë temë.

    Gunnlaugsson është i bindur se demonstratat masive të planifikuara për këtë pasdite në Rejkjavik, nuk do ta ndryshojnë vendimin e tij për të qëndruar në krye të qeverisë.

    Çështjet financiare të Sigmundur Davidit Gunnlaugsson dhe gruas së tij janë duke u hetuar për shkak të detajeve të zbuluara në dokumentet e një firme ligjore panameze që u ndihmon klientëve të mbrojtur pasurinë e tyre në shërbimet “Offshore”, të cilat bëjnë fshehjen e parave.

    Dokumentet e rrjedhura nga “Panam Papers” tregojnë se si Gunnlaugsson kishte një kompani të quajtur Ëintris Inc, të ngritur në vitin 2007  në Ishujt e Virgjër Britanik, për të mbajtur investime me partnerën e saj, më vonë edhe gruan e saj, Anna Sigurlaug Palsdottir.

    cariabien

    Kryeministri i Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson, është larguar nga një intervistë pasi u pyet rreth milionave të tij në Panama.

    Gazetarët investigativ që kanë lëshuar 11 milion dokumentet e “Panama Papers”, kanë intervistuar para pak ditësh kryeministrin islandez, duke e pyetur për fshehjen e parave derisa reagimi i Gunnlauggsson ishte i qartë, dukej i tensionuar.

    https://www.youtube.com/watch?v=ORlq_zrfWDc

    Ai kërkon të largohet nga intervista, duke i thënë gazetarit se ai po tenton ta mashtroj atë.

    “Kjo gjë po bëhet aq e dyshimtë, e nuk ka asgjë të dyshimtë këtu”, thotë kryeministri dhe duke u larguar nga salla, i thotë gazetarit se kjo është e pa pranueshme.

    Të dielën, mediumet prijëse në botë kanë filluar publikimin e hulumtive në të cilën kanë punuar 370 gazetarë nga 106 media.

    11 milionë e-maile, në madhësi prej 2,6 terabajtë të zbuluara nga arkivat e firmës panameze Mossack Fonseca, flasin se si i fshehin paratë përmes shoqërive offshore (kompani të liruara nga taksat dhe me pronarë të fshehtë) politikanë, njerëzit të lidhur me botën e krimit, sportistët dhe miliarderët.

    Disa miliona dokumente të publikuara një kompani juridike panameze tregojnë se si bizneset dhe njerëzit e famshëm iu janë shmangur taksave dhe kanë fshehur para – një rrjet i cili shtrihet edhe në futboll, i përfshirë është po ashtu futbollisti më i mirë i botës, Lionel Messi.

    Ky po konsiderohet si zbulimi më i madh i bërë ndonjëherë nga gazetarët. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark