Kryeministri i Izraelit thotë se palestinezët s’i edukojnë fëmijët për paqe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kryeministri i Izraelit thotë se palestinezët s’i edukojnë fëmijët për paqe

    Insajderi
    07 May 2017 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Natanyahu, ka thënë sot se palestinezët nuk janë duke i edukuar fëmijët e vet drejt paqes.

    Netanyahu i bëri këto komente sot gjatë takimin javor të kabinetit izraelit para vizitës së presidentit amerikan, Donald Trump, në Izrael.

    Netanyahu ka thënë se turi i parë i Trumpit jashtë shtetit si president pasqyron lidhjet e forta mes dy vendeve.

    Ai e mirëpriti nxitjen e Trumpit për rifillimin e bisedimeve për paqe, por e kritikoi presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, duke thënë se ai i lavdëron dhe paguan terroristët.

    Po ashtu, Netanyahu ka thënë se Abbas gënjen kur thotë se u predikon paqe fëmijëve palestinezë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    20 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark