Kryeministri kërkon zbardhjen e vrasjes së Xhemajl Mustafës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri kërkon zbardhjen e vrasjes së Xhemajl Mustafës

    Insajderi
    23 November 2016 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në 16-vjetorin  e vrasjes, ka përkujtuar veprimtarin e shquar të Kosovës, Xhemajl Mustafa.

    “Sot, bëhen 16 vjet nga vrasja tinëzare e Xhemajl Mustafës, intelektualit të jashtëzakonshëm dhe veprimtarit të shquar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, një prej emblemave të lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci të prirë nga Presidenti Historik, Ibrahim Rugova”, ka thënë kryeministri Isa Mustafa.

    Ai ka thënë se Xhemajl Mustafa, gjatë veprimtarisë kolosale në shërbim të atdheut, dha kontribut të madh për realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës, me theks të veçantë, në fushën e informimit dhe të sensibilizimit të opinionit vendor e ndërkombëtar, për Kosovën dhe kauzën e saj.

    “Mbi të gjitha, Xhemajl Mustafa ishte një njeri i jashtëzakonshëm, optimist, me vullnet të pathyeshëm dhe me qetësi të admirueshme shpirtërore, i cili në çdo kontakt rrezatonte pozitivitet, besim dhe virtytet më të larta njerëzore”, ka shtuar më tej kryeministri Mustafa.

    Mustafa e ka ripërsëritur kërkesën e tyre “për zbardhjen sa më të shpejt të vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe dhjetëra personaliteteve politike të shquara të Kosovës, të vrarë në atë periudhë”./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark