Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, i cili është aprovuar deri në vitin 2018.
Kryeministri Isa Mustafa, para kabinetit qeveritarë ka sqaruar se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga Mogerini dhe sot e kanë proceduar këtë në mbledhje të Qeverisë.
Qeveria ka aprovuar edhe garancinë e kredisë për blerjen e autobusëve për komunën e Prishtinës në vlerë prej 10 milionë euro, kredi kjo e cila do të merret nga Banka Evropiane për Zhvillim.