Kryeministri Kovaçevski: Punëtorët që punojnë të dielën duhet të fitojnë 50% pagë ditore më të madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kovaçevski: Punëtorët që punojnë të dielën duhet të fitojnë 50% pagë ditore më të madhe

    Insajderi
    23 January 2022 - 14:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimtar Kovaçevski sot ishte për vizitë në “Dura Automotiv Sistems” dhe tha se është mundësi e mirë të shihet se si zbatohet ligji “Ditë e diel ditë jopune”.

    Sipas tij, punonjësit në këtë kompani e kanë patjetër të punojnë, por do të marrin 50% pagë shtesë si pagë ditore.

    Me këtë paga mesatare e punonjësve që punojnë të dielën në këtë kompani u rrit”, tha Kovaçevski.

    Kryeministri bashkë me menaxhmentin e kompanisë, ministrin e MPPS-së, drejtorët Jovan Despotovski dhe Inspektoratin e Punës shfrytëzuan mundësinë për të biseduar edhe me punonjësit e firmës.

    “Puna e punëtorëve duhet të respektohet dhe vlerësohet. Ky ligj ka efekt pozitiv ndaj ekonomisë, i stimulon punëtorët dhe pozitivisht ndikon në produktivitetin”, tha mes tjerash Kovaçevski./Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark