×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kryeministri kur shkon në Norvegji i ka krejt të paketume, cakum-pakum”

    Insajderi
    13 March 2022 - 20:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selatin Kaçaniku nga Organizata joqeveritare, Konsumatori ka komentuar rritjen e çmimeve në vend, gjegjësisht sa punë po bëhen për mbrojtjen e konsumatorit.

    I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, Kaçaniku e nisi deklarimin e tij duke ironizuar me shtetin ku kohën më të madhe jeton familja e kryeministrit, Norvegjinë.

    Kaçaniku thotë se përkundër që në Norvegji rritja e çmimeve është në raport me pagën, njësoj nuk po ndodh në Kosovë.

    “Kryeministri gjithsesi, plus kryeministri kur shkon në Norvegji i ka krejt të paketume. Tash, të gjitha çmimet në Norvegji, pjesa më e madhe e çmimeve në Norvegji është në raport me rrogën e tyre. Rroga e tyre është 10 herë më e lartë dhe cdo gjë aty është 10 herë më e lartë. Nëse p.sh kishim me thanë qekjo banesë është 100 mijë euro atje nuk e merr me 1 milionë, 1 me 10  por me 500-600 dmth realisht më e lirë a nominalisht del më shtrenjtë”, ka deklaruar ai për InDoks.

    Selatin Kaçaniku ka vite që flet e denoncon publikisht për shkelje të kompanive në dëm të konsumatorëve. Në këtë intervistë për InDoks ai nisi duke folur për shtetin ku kohën më të madhe jeton familja e Kryeministrit Albin Kurti, e që nuk është Republika e Kosovës.

    Si fillim, ai ka problem serioz edhe me mënyrën se si bëhen statistikat në Kosovë nga Agjencia përkatëse. I vë në dyshim ato.

    “Përshembull ti atje një birrë e ki 3 euro, pjestu me 10 është 3 cent. Tek ne birrë nër 1 euro nuk ki. Do të thotë me këto raportet e çmimeve spo merret askush. Unë publikisht kam deklaru se kjo që e bën ASK, natyrisht nuk e konstestojmë por është në formë ‘eskolastike’ por çka është realiteti nëse unë qeta e blejë 1 euro por në krahasim me përbërësit më del 2 euro. Do të thotë komponentët, sasia, cilësia, përbërësit, skadenca kur ato ja shton del 2 euro. Del më shtrenjtë se në Evropë. Çdo sen këtu është më shtrenjtë se me Evropë”, thotë ai.

    Kaçaniku që drejton OJQ-në me emrin “Konsumatori” ka folur për atë që e sheh ai si dëmtim të interesit nacional nga qeveritë e pasluftës deri tash. Përmend privatizimet e dyshimta e shkatërrimin e fabrikave që mund të përdorëshin me riparime eventuale.

    “Ne i kemi pasur fabrikat që kanë prodhu për neve, sot si kemi – jo që i kemi oprivatizu por I kemi falë. Makinat moderne se tash u bë vec me kyc kompjuterin, qajo makinë vec me kompjeterizu ka qenë supër modere. Psh amortizatorët edhe çmimi qysh paguhen për amortizatorët është qesharak se vetëm sipërfaqe të tokës ka pasur më shumë. Qysh u falë KEDS-I, u shit 26 milionë, po 17-18 milionë i ka marrë edhe parat brenda që janë kanë në arkë, do të thotë është falë. Dhe kur bëhen këto kontrata të dobëta, mashtruese automatikisht bazohet dyshimi se dikush ka ngjy në pestil – unë jo dhe po më doket as ti jo. Skemi ngjy asnjëri, por dikush i joni brenda e na nuk kemi me ia bo me gisht askujt, unë spo them me ia nxjerr syrin kerkujt, spo them me vra kërkon”, ka deklaruar ai për InDoks.

    InDoks | Qeveri e dobët përballë mashtruesve të fortë – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark