Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahman - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i heroit, Agron Rrahman

    Insajderi
    12 May 2024 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe dhe vendosi lule të freskëta në nderim të dëshmorit Agron Rrahmani, në përvjetorin e rënies së tij heroike.

    U përkujtua maji i vitit 1998, kur brenda gjashtë ditësh, rezistenca e armatosur për çlirimin e Kosovës mori goditje të rënda nga humbja e Bahri Fazliut, Ilir Konushevcit dhe Agron Rrahmanit. Bahriu u vra më 7 maj, Iliri më 9 maj, kurse Agroni më 12 maj.

    Sot u bënë nderime në 26 -vjetorin e rënies së Agron Rrahmanit, i cili u vra në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, më 12 maj 1998.

    Për ta përkujtuar Agron Rrahmanin, Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i tij në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, ku janë pranë njëri-tjetrit edhe varret e bashkëluftëtarëve.

    Lavdi dëshmorit Agron Rrahmani, i rënë për lirinë e Kosovës bashkë me shokët dëshmorë, Bahri Fazliun dhe Ilir Konushevcin, tha Kryeministri Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark