Kryeministri Kurti ka ftuar në takim liderët politikë të Luginës së Preshevës nesër në ora 8:00.
Paraprakisht duke mos dhënë asnjë arsye Kryetari Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu për nesër në ora 10:00 kishte thirrur seancë për shkarkimin e kryetares aktuale Ardita Sinani.
Të ftuar janë të gjithë liderët lokal përfshirë edhe kryetarin e APN-së, Shqiprim Arifi i cili kishte bojkotuar dy takimet e fundit me kryeministrin Kurti.
Ky i fundit njëherit ishte inicues i grumbullimit të nënshkrimeve nga asamblistët e partisë që drejton për shkarkimin e Ardita Sinanit.
Kjo e fundit sot përmes një postimi në Facebook konfirmoi se neser nga ora 8:00 e mengjsit ka takim me kryeministrin dhe nuk mund të jetë prezent në seancë, çka kërkoi shtyrjen e saj për një kohë më të përshtatshme.