Kryeministri Kurti iu ikë përsëri gazetarëve, asnjë koment për arrestimet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kryeministri Kurti iu ikë përsëri gazetarëve, asnjë koment për arrestimet

    Insajderi
    18 August 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka rezfuzar sërish të flas për arrestimet e bastisjet e sotme të policisë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe mundësinë e shkarkimit të ministres Rozeta Hajdari.

    Kurti i ka shmangur sërish gazetarët, nuk ka dhënë asnjë koment mbi arrestimet.

    Kryeministri mori pjesë në ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.

    Ndërkohë, ai është dëgjuar duke thënë “E kemi një koktej tash”, teksa ka shfrytëzuar rastin për të ngrënë diçka.

    Nga aksioni i sotëm i policisë janë arrestuar tre persona që dyshohen lidhje me aferën e rezervave shtetërore.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark