
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë pre e një mashtrimi nga dy rusët e njohur, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të cilët janë të famshëm me emrat “Vovan” dhe “Lexus”.
Ata e kanë bërë Kurtin të besojë se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë, ndërsa në të vërtetë po zhvillonin një bisedë të regjistruar.
“Video prank with Prime-Minister of Kosova Albin Kurti”, është titulli që ata i kanë vendosur intervistës së “Kurtit me presidentin e Letonisë”.
Në një video të publikuar nga “Vovan” dhe “Lexus” në llogaritë e tyre në rrjetet sociale, dëgjohet Kryeministri Kurti duke diskutuar për opozitën në Kosovë, mediat, dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera.
Në bisedën e tij, Kurti gjithashtu përmend edhe emisarin amerikan, Richard Grenell, dhe diskuton për disa çështje të tjera politike.
Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur për mashtrimin e liderëve botërorë dhe figurave publike të njohura, shpesh shfaqen si liderë të shteteve apo zyrtarë të lartë.
Në këtë rast, ata duket se u paraqitën si presidenti i Letonisë, duke mashtruar Kryeministrin Kurti për të zhvilluar një bisedë të tillë.