![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Kreu i shtetit, Albin Kurti në konferencën për media ka treguar se çfarë është gjetur në vendin ku u kidnapuan gjatë të mërkurës, tre zyrtarët policorë nga forcat serbe.
“Në vendin e ngjarjes kanë qenë KFOR-i dhe PK dhe aty janë gjetur edhe gjurmë të çizmeve të huaja në drejtim të Serbisë, pranga lidhëse plastike. Ajo çfarë mua vazhdon të më habis është që KFOR-i deri më tani nuk del zyrtarisht me shpjegim se ku është ky vend, e ky vend është në Kosovë. Edhe automjeti edhe ushqimi që kanë ngrënë policët gjithçka është thellë në territorin e Kosovës”, tha Kurti.
Kurti shtoi se në territorin e Kosovë kanë hyrë dy formacione të armatosura të Serbisë.
“Bëhet fjalë për dy formacione të armatosura të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë dhe me të cilët duhet të merret KFOR-i, njësia speciale antiterroriste “CAJ” dhe njësia speciale ushtarake “Kobra””, tha Kurti.
Lexo edhe: