Kryeministri Kurti uron myslimanët për Fitër Bajram - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Kurti uron myslimanët për Fitër Bajram

    Insajderi
    10 April 2024 - 07:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

    Kurti mes tjerash theksoi se  mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve

    “Për hajr Fitër Bajrami! Lutjet gjatë muajit të Ramazanit, le të bëhen urimet më të përzemërta për familjet, miqtë dhe të dashurit tuaj në këtë ditë të Bajramit”, shkroi Kurti.

    “Kufizimet e përjetuara, le të bëhen ndërgjegjësim shtesë gjatë gjithë vitit për të mirat që kemi dhe të tjerët që kanë më pak. E mëshira dhe mirësia, le të mbeten normë e përditshme për të gjithë, ndaj të gjithëve”.

    “Me urimin që agjërimi dhe lutjet t’ju jenë pranuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë gëzimi dhe mbarësi përherë!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark