Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka kërkuar nga autoritetet kosovare të tregojnë a kanë arrestuar dhe përse një shtetas të Malit të Zi gjatë festës së “Vidovdanit” në Gazimestan.
Krivokapiq në një publikim në Twitter ka pretenduar se mediat kanë publikuar një xhirim në të cilin zyrtarët e Policisë së Kosovë, e arrestojnë një person, “me përdorim të dhunës”, për të cilin thuhet se është nga Podgorica.
“Kërkojmë nga autoritetet e Prishtinës të na kumtojnë a kanë arrestuar dhe përse një shtetas të Malit të Zi, dhe, nëse nuk është kryerës i ndonjë vepre penale, të lirohet menjëherë!”, ka shkruar Krivokapiq./Insajderi.org.