Kryeministri mburret me të dhënat e një instituti dhe portali për Kosovën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri mburret me të dhënat e një instituti dhe portali për Kosovën

    Insajderi
    20 November 2016 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Isa Mustafa ka vendosur që të injorojë gjetjet e dy raporteve zyrtare ndërkombëtare, Raportit të Progresit dhe atij të Transparency International, të cilat e renditin Kosovën në mesin e vendeve më të pazhvilluara në Evropë, dhe në fund të javës të paraqes disa të dhëna të tjera aspak kredibile në krahasim me raportet zyrtare.

    Nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka vendosur që të paraqes, të dhënat e një universiteti gjerman dhe të një gazete amerikane.

    Të gjeturat e tyre Isa Mustafa i ka quajtur “lajme të shumë të mira, të radhës, për shtetin tonë”.

    “Instituti IFO i Universitetit të Munihut, ndër më prestigjiozët në Evropë, ka publikuar të dhënat për rritjen ekonomike për Evropën. Qartësisht shihet se Kosova ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe në Evropë. Po ashtu, një prej mediave kryesore të biznesit në botë, Business Insider, në një artikull të saj ka renditur Kosovën në vendin e 13 në botë për lehtësitë e krijuara për bizneset”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

    Mustafa ka cituar edhe agjencinë e lajmeve, amerikane teksa shkruan se “Kosova e ka lehtësuar pagimin e taksave duke aplikuar një sistem online për deklarimin dhe pagimin e TVSH-së dhe kontributeve të sigurisë sociale. Po ashtu, ka lejuar më shumë kategori të shpenzimeve për t’u zbritur nga tatimi i korporatave”.

    “Artikulli, i cili është bazuar në raportet e Bankës Botërore dhe ka analizuar të dhënat e më shumë se 130 mijë firmave në 139 ekonomi botërore, e ka futur Kosovën në listën e 17 vendeve më të suksesshme për hapjen e bizneseve”, shkuan kryeministri, teksa ka vazhduar të flas për ato që i ka quajtur suksese të bëra gjatë këtyre dy viteve të qeverisjes së tij.

    Barometri Global i Korrupsionit” i hartuar nga “Transparency International” dhe i prezantuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) javën që lam pas, konstaton se dy të tretat e personave në Kosovë e renditin korrupsionin si një nga problemet më të mëdha në vend.

    Nga ky publikim ku janë anketuar 1 mijë e 500 persona del se qytetaret mendojnë se personat më të korruptuar në Kosovë janë zyrtarët qeveritarë e deputetët me 46 për qind dhe gjyqtarët me 40 për qind. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark