Kryeministri Mustafa dhe Ministri Stavileci dalin sot në interpelancë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri Mustafa dhe Ministri Stavileci dalin sot në interpelancë

    Insajderi
    19 April 2017 - 08:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancën e radhës në të cilën do të paraqiten në interpelancë kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

    Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, me kërkesë së deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj- Bujupi mbështetur edhe nga 15 deputet të tjerë do të paraqitet në interpelancë kryeministri Mustafa.

    Më pas, para deputetëve, në një interpelancë tjetër lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike, do të jetë ministri Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues.

    Në këtë seancë, pritet të mbahen edhe dy debate parlamentare: njëri, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga nëntë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevahire Izmaku, të mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë./Insajderi.com   


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark