Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Kosova duhet të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale duke shtuar se shpreson se “njerëzit tanë nuk do të dalin fajtor” në këtë proces.
Duke folur në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Mustafa ka thënë se Gjykata Speciale është shqetësim porse për të ka konsensus shoqëror.
“Shqetësim është, shqetësim i përgjithshëm, sepse njerëzit tanë do t’i nënshtrohen një gjykate jashtë vendit, gjë që nuk është e lehtë,” ka thënë ai.
“Por kemi arritur konsensus të përgjithshëm shoqëror”, ka thënë ai, duke iu referuar vendimit të Kuvendit të Kosovës për themelimin e gjykatës.
“Mendoj se ne duhet t’i përmbahemi dhe të kemi besim në institucionet e BE-së”./Insajderi.com