Në 17 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, ku u vranë 243 njerëz, Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se këta njerëz janë martirë të lirisë së Kosovës.
Ata janë dëshmi e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit shtetërore që regjmi i Serbisë kreu në Kosovë, përgjegjësi prej të cilës nuk do të mund të shpëtojnë organizatorët dhe kryesit e tyre”, ka thënë Mustafa.
“Në këto dy masakra u vranë fëmijë, gra, pleq e burra, për të vetmen arsye se ata ishin shqiptarë, se ata e donin vendin e tyre të lirë, të pavarur e demokratik”.
Masakra e Krushës së Madhe e marsit të vitit 1999 është një prej krimeve më brutale që kanë ndodhur në luftën e fundit.
Dhjetëra anëtarë të familjes Berisha janë vrarë në këtë masakër./Insajderi.com