Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë ju uroj Festën e Bajramit. Uroj që harmonia, solidariteti dhe mirëkuptimi të zotërojnë tek ne dhe në familjet tona”, ka thënë Musatafa.
Mbrëmë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentri Kadri Veseli kanë uruar besimtarët myslimanë për këtë festë.
Pas një muaji agjërimi, besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Manifestimi qendror i kësaj feste në Kosovë si zakonisht u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë,