Kryeministri Isa Mustafa, ua ka dedikuar një postim grave të Kosovës pa asnjë fjalë fyese.
Mustafa ka thënë se 8 Marsi është simbol i jetës në tërësi,i qytetërimit, zhvillimit dhe civilizimit.
“Ju uroj për këtë ditë simbolike! Çdo ditë është ditë e juaja”, ka thënë Mustafa.
Kryeministri i vendit në disa postime ka fyer gratë. Së fundi gjatë protestave të opozitës kur akuzoi “disa gra pa burra” të shoqërisë civile për “kullotje fondesh”.
“Thuhet me arsye se zhvillimi i gruas përcakton zhvillimin e një kombi. Në vendin tonë, ju jeni simbol i emancipimit, i një fryme të re, jo vetëm brenda familjes, por kudo në shoqëri, në drejtimin dhe organizimin e shtetit, në arsim, ekonomi, në art dhe kulturë”, ka thënë Mustafa.
“Shumë gra u flijuan për idealin e lirisë. Për to, në shenj nderimi sot së bashku do të vejmë lule te Memoriali Heroinat në Prishtinë”.