Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të të vdekurve si dhe popullit e Qeverisë Gjermane, pas akteve vdekjeprurëse në Munih.
Përmes komunikatës për media Mustafa thotë se janë të shokuar nga ngjarjet që ndodhën nga sulmi i mbrëmshëm vdekjeprurës në Munih.
“Qytetarët e Kosovës janë thellësisht të prekur dhe të pikëlluar nga ky akt barbar që la të vdekur shumë njerëz të pafajshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, thuhet në këtë telegram të kryeministrit./Insajderi.com