Kryeministri nuk jep detaje nëse është penguar në veri të Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryeministri nuk jep detaje nëse është penguar në veri të Kosovës

    Insajderi
    02 December 2016 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa sot ishte në një vizitë në veri të Kosovës për të bërë përurimin e një ure të ndërtuar nga KFOR-i me iniciativën e NATO-s, dhe pavarësisht raportimit të medieve serbe se “Mustafa është penguar për kalimin në veri”, kryeministri nuk i ka komentuar këto fjalë.

    “Mora pjesë sot në përurimin e urës së ndërtuar nga NATO, që lidh Zveçanin me Leposaviqin, dy qytetet më veriore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mustafa pas kthimit nga atje.

    Por mediumi serb B92 ka raportuar sot se Isa Mustafa është dashur që të përdor rrugë alternative pasi që rruga kryesore, Zveçan-Leposavic, më konkretisht në Rudarë, është bllokuar përmes një kamioni të vendosur në mes të rrugës, raporton Insajderi.com.

    Kryeministri Mustafa nuk ka dashur të komentojë për këtë, duke thënë se do të njoftojë më vonë për detaje të tjera.

    “Ne jemi duke u kthyer tashmë nga veriu. Kryeministri Mustafa ka marr pjesë në inaugurimin e urës. Për më shumë ju njoftojë më vonë”, ka thënë për Insajderin, këshilltari i kryeministrit Faton Abdullahu.

    As NATO nuk ka dhënë detaje të tjera, vetëm se ka njoftuar përmes faqes zyrtare së është bërë përurimi i një ure të re në veri të Mitrovicës, mbi lumin Bistrica.

    Komandanti i KFOR-it, gjenerali Giovanni Fungo ka thënë se ura e ndërtuar është projektuar nga një kompani serbe në Kosovë, ndërsa ndërtimi i saj është bërë nga një kompani kosovare.

    “Kjo urë është projektuar nga një kompani serbe e Kosovës dhe është ndërtuar nga një kompani shqiptare e Kosovës në një bashkëpunim shumë profesional”, ka thënë Fungo. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark